“Dezinfekim, parandalim, distancim”, Ne Elbasan, ekipet e terrenit vijojnë dezinfektimin e hapësirave komunitare

Procedura e dezinfektimit të gjithë mjediseve publike në qytetin e Elbasanit do të jetë e vazhdueshme dhe rutinë, deri në përfundimin e situatës së krijuar nga koronavirus. Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja thotë se procesi i dezinfektimit ka vijuar edhe sot ku grupet e terrenit po vazhdojnë me dezinfektimin e qytetit dhe të hapësirave të përbashkëta komunitare.

Me moton “Dezinfekim, parandalim, distancim”, ekipet po vazhdojnë me dezinfektimin e qytetit dhe të hapësirave të përbashkëta komunitare. “Secili nga ne duhet të bëjë të tijën në këtë lụftë prandaj ju lutem ndiqni rregullat për higjenën vetjake dhe qendroni në shtëpi’, thotë kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.

Në Elbasan janë dezinfektuar  edhe më herët  parqet, lulishtet, qendra e qytetit, stacionet e autobusëve, tregjet etj. Edhe pse COVID 19 nuk kërcënon fëmijët, bashkia e Elbasanit është kujdesur të dezinfektojë çdo ambient që frekuentohet nga të vegjlit si këndet  e lojërave. Masat e marra nga bashkia e Elbasanit synojnë parandalimin e përhapjes së virusit. Procedura e dezinfektimit kryhet cdo 24 orë.