Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka prezantuar rezultatet e punes 8 mujore te Qendres Kombetare te Barnave.

Deputeti jep njoftimin e rëndësishëm për të gjithë ne. Ja për çfarë bëhet fjalë

Deputeti socialist Ilir Beqaj me anë të një njoftimi në Facebook, ka bërë me dije se në e-Albania janë disponibël edhe dy shërbime të reja.

Postimi i plotë

Mjeku i familjes është çelësi për hyrjen në sistemin e kujdesit shëndetësor publik. Është edhe çelësi për të lëvizuar nëpër hallkat e zinxhirit të këtij sistemi. Në këtë kohë pandemie është evidente botërisht domosdoshmëria e një marrdhënie sa më të ngushtë me të dhe e një komunikimi të vijueshëm me të.

Për të lehtësuar komunikimin me mjekun e familjes, prej disa ditësh në e-Albania janë disponibël edhe dy shërbime të reja.

Shërbimi i parë, i krijon kujtdo mundësinë të regjistrohet pranë mjekut të familjes nëse deri më sot nuk ka ende mjekun e vet të familjes.

Shërbimi i dytë, i mundëson kujtdo që don të ndryshojë mjekun e tij të familjes ta bëjë këtë veprim on-line pa qënë nevoja të shkojë në qendrën shëndetësore.