Denoncimi i komshinjve i shpëton jetën një gruaje: Besonte tek ringjallja në një trup të përjetshëm. Kishte muaj që refuzonte ushqimin.

Pas tŕagjedisë në Kombinat që tronditi mbarë vendin, banorët e një pallati në Tiranë kanë telefonuar komisariatin e policisë, duke njoftuar se një tjetër grua nuk pranonte të ushqehej prej muajsh. Gruaja në fjalë quhet Vjollca, 52 vjeç dhe fqinjët thonë se dikur ka qenë pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait.

Nëna e saj shprehet shumë e shqetësuar pasi e bija, inxhiniere ndërtimi, nuk ushqehet që prej darkës së vitit të ri duke pretenduar se është e sëmurë. Dy kokrra mandarina në ditë ha, dy fije patatinë dhe një çikë djathë edhe ujë. Këto ka ngrënë ajo që tre muaj. Intervista me fqinjë e familjarë është realizuar nga gazetarja Anila Hoxha.

Po pse? – Nuk më hahet thotë. E ëma e Vjollcës tregon se tre vite më parë familja e ndaloi të frekuentonte një grup fetar.Njëri nga fqinjët thotë:

Grupin fetar që ka frekuanetuar unë nuk e di, me gojëdhënat thonë që janë me Jehovain. Nëna e Vjollcës tregon se e ndaloi ajo të frekuentonte një grup fetar ndërsa kujton se një vit më parë dy persona deshën ta takojnë vajzën, por ajo i refuzoi. Ata ishin me pantallona blu dhe me këmishë të bardhë.

E shtrirë në krevat, Vjollca këmbëngul se është sëmurë ndaj nuk ushqehet dhe se pas njoftimit, policia i kontrolloi shtëpinë dhe madje e çuan edhe në spital.

Çfarë ndodhi që e le ushqimin? Vjollca: Jam sëmurë Si e kuptove ti që kishe problem shëndetësor? Vjollca: Jam shumë e sigurt, ky është problem mjekësor A je me dëshmitarët e Jehovait? Vjollca: Jam sëmurë, po ata persona vazhdojnë më kërkojnë, ata janë të interesuar, sepse muhabeti im në një farë mënyre ka marrë zgjidhje

Çfarë problemi kishe ti që prisje zgjidhje? Vjollca: Prisja zgjidhje që të arrija një besim, me ata persona të arrija besimin tim E arrite? Vjollca: Besimi im në një farë mënyre është përhapur, tani ka ngelur te ata persona, se unë e ndjej veten shumë sëmurë. Unë hyra sepse pashë diçka të vërtetë në besimin e tyre, jo plotësisht në atë besimin e plotë që ata kishin, sepse ata besojnë në një farë ringjalljeje të vërtetë, jo vetëm frymore.

Beson te ringjallja? Vjollca: Besoj Që kthehesh bashkë me trupin sërish? Vjollca: Po kthehesh, po në një trup të përjetshëm. Rasti për këtë grua është referuar në Prokurori për të kryer hetime të mëtejshme nëse Vjollca është vërtet sëmurë apo diçka tjetër fshihet pas gjithë kësaj.