Demir mëson të vërtetën e ADN-së, ja ç’do ndodhë këtë javë në “Bija ime”

Ojkyt i rikthehet kujtesa dhe e njeh sërish Demirin si baba. Xhandan dhe Demir me Ojkyn i kthehen jetesës normale. Zejnep ia mbath nga Xhemali.

Xhandan shet makinën dhe i paguan borxhin Muratit. Ugur ndodhet në rrezik. Ai përfundon në telashe dhe një vajzë e panjohur kërkon të martohet me zor me të.

Ojkyn e akuzojnë për vjedhje në shkollë. Ajo nuk pranon të shkojë më në shkollë. Babai i Sevgit shpëton Ugurin.

Xhandan dhe Demir organizojnë një festë surprizë për ditëlindjen e Ojkyt. Xhemal hap gjyq për të marrë kujdestarinë e Ojkyt.

Demir merr sërish testin e ADN dhe mëson se është babai i vërtetë i Ojkyt. Xhemal mendon se Demiri është shkaktari që ai u fut në burg. Zejnep i tregon Xhemalit se shkaktare ka qenë Asuja.

Xhandan fillon të dalë shpesh me Muratin. Demir i kërkon divorcin. Demir nis punë në lokalin ku punonte Uguri.