Del vendimi/ Ja sa punonjës përfitojnë automatikisht 40 000 lek nga qeveria

5 mijë punonjës shqiptarë do të marrin pagesën prej 40 mijë lekësh, pavarësisht se punëdhësi nuk ka aplikuar për to. Vendimi është marrë nga Qeveria. Mësohet se të gjitha bizneset të cilat nuk kanë aplikuar për punonjësit e tyre do të gjobiten me rreth 50 euro. Lista e emrave përfitues u publikua nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

5 qershori ishte afati i fundit që bisneset mund të aplikojnë për përfitimin e pagës së luftës prej 40 mijë lekësh për punonjësit e tyre. Përjashtim nga gjobitja do të bëjnë ato biznese që gjatë muajve të pandemisë i kanë paguar me pagë të plotë të punësuarit apo ish-të punësuarit e tyre.

Punonjësit, të cilëve punëdhënësit e tyre nuk kanë plotësuar aplikimin, do të kenë mundësi që ti plotësojnë vetë të dhënat e llogarisë bankare pas 5 qershorit.