Del dokumenti; Nga asimptomatiku e deri te simptomat e rënda, sa duhet të qëndrojë në izolim i infektuari me Covid

Një udhëzim i ri është publikuar së fundmi nga Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, ku tregon se sa mund të qëndrojë në izolim një person i infektuar me koronavirus, që nga asimptomatikët e deri te ata me simptoma të rënda. Të tjera detaje lidhur me këtë dokument, i ka dhënë epidemiologu Ilir Alimehmeti për emisionin “Wake Up” në Top Channel.

Ja çfarë tha Alimehmeti:

Ky është një dokument shumë i rëndësishëm, është një guidë teknike e datës 16 tetor nga ECDC, e cila në fakt i thjeshton gjërat, kështu që nuk ka asnjë vështirësi për ta përfshirë në strategjitë e çdo shteti. Madje edhe në shtetet si Shqipëria, me më pak mundësi se shtetet e tjera, sepse i thjeshton.

I thjeshton për shembull duke mos kërkuar një tampon për negativizim në momentin që personi ka qenë komplet asiptomatik dhe thotë mbas 10 ditësh ky person mund të dalë nga izolimi

I thjeshton duke thënë se rastet e lehta deri në të moderuara dhe kjo patjetër është edhe vendim pak i mjekut për të përcaktuar nëse është rast i lehtë apo i moderuar, sërish thotë se pas 10 ditësh mund të dalësh pa tampon ose mund të bësh edhe dy tamponë nëse ke mundësi. Të dyja janë në rregull. Tani kuptohet qarte se personi nuk është më infeksioz pas një periudhe të caktuar.