Dalin përgjigjet për 27 të testuar në Elbasan. Rezultati

Dy raste të reja me Covid-19 u konfirmuan ditën e djeshme në Elbasan. Të dyja rastet nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën dhe janë vatra të reja. Sipas informacioneve të ISHP Elbasan është bërë të ditur se gjatë 24 orëve u dërguan 27 analiza të tjerë në laboratorë. Kryesisht personat që janë testuar kanë qenë pjesë te rrethit familjarë të dy rasteve të konfirmuar ditën e djeshmë përkatësisht të 50-vjeçarit në fshatin Mengël dhe të 84 vjeçarit në lagjen 5 Maji.

Nga përgjigjet e dala rezulton se asnjëri prej të testuarve nuk eshte prekur nga Covid-19. Të gjithë tamponet janë negative.

Kujtojmë se ditën e djeshme vetëm 8 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit, duke ruajtur trendin e shifrave të ulëta që ka patur kjo javë. 5 nga këto raste janë shënuar në Tiranë, që tashmë ka sërish numrin më të madh të të infektuarve.

Nga rastet e tjera, 2 janë në Elbasan dhe 1 në Durrës.

Ndërkohë janë 229 raste aktive në vendin tonë, ndërsa në total ka patur 803 raste në total.