Çudira në Elbasan: Qytetarët refuzojnë të dëgjojnë koncertin muzikor të bashkisë

Shqiptarët janë ende të izoluar në banesat e tyre, pasi pandemia e COVID-19 nuk ka përfunduar. Një ditë më parë në lagjen “5 maji” në Elbasan, teksa po zhvillohej një koncert, janë dëgjuar thirrje kundër kryeministrit shqiptar, Edi Rama. “Rama ik”, ishin thirrjet e qytetarëve, të cilët refuzuan edhe koncertin e organizuar nga Bashkia Elbasan.

Në Shqipëri vijon lufta me COVDI-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se numri i të infektuarve ka shkuar në 446 dhe deri më tani janë 24 viktima. Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë fituar 217 persona.

Harta e të prekurve është zgjeruar në Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra për COVID-19./faxweb