COVID-i hyn në spitalin psikiatrik në Elbasan, e infektuar kryeinfermierja dhe pacientë

Alarmohet spitali psikiatrik i Elbasanit, pasi ka rezultuar pozitive një kryeinfermiere, e cila ka pasur kontakte me një pjesë të madhe të stafit të këtij spitali. Raportohet se kryeinfermierja dyshohet të ketë infektuar edhe dy pacientë. Në këtë spital janë rreth 350 pacientë që kanë vite që trajtohen dhe një staf prej afro 120 punonjësish.

Mësohet se prej një jave spitali psikiatrik “Sadik Dinçi” ka mbyllur edhe pavionin e urgjencës dhe nuk kryen asnjë shtrim.