Covid-19; Zbulohet mjekimi, 72% e të testuarve dolën nga intubimi falë këtij…

Një tjetër mjekim kundër Covid-19 është zbuluar pas një studimi të gjatë.  “Akalabrutinibi” ka dhënë rrezultat në shumicën e të infektuarve që e kanë përdorur, duke bërë që të mos kenë nevojë për oksigjenin artificial. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti, njofton se Studiuesit e Qendres Kombetare te Kancerit, Bethesda në SHBA, kanë parë rrezultat pozitiv tek rreth 70% e të prekurve me Covid-19

 Statusi i plotë:

Lajme te mira miqte e mi!

Nje tjeter mjekim tregohet shume premtues dhe mund te shtohet ne arsenalin e trajtimeve per pacientet me COVID-19 te rende. Mjekimi qe po testohet eshte akalabrutinibi, nje mjekim qe eshte perdorur me pare ne limfomat jo-Hogkin.

Studiuesit e Qendres Kombetare te Kancerit, Bethesda (SHBA) kane publikuar ne prestigjiozen “Science Immunology” studimin e tyre te akalabrutinibit ne 19 paciente me COVID-19 ne gjendje te rende:

11 paciente ne oksigjenim suplementar (terapi intensive)

8 paciente te intubuar

Pas nje periudhe trajtimi 10-14 ditore u vu re:

Akalabrutinibi e permiresoi oksigjenimin, shpesh brenda 1-3 diteve, dhe pa toksicitet te dallueshem.

Pas trajtimit me akalabrutinib, ne detaj:

8 nder 11 pacientet (72.7%) ne oksigjenim suplementar dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.

4 nder 8 pacientet (50%) e intubuar, u ekstubuan.

2 nder 8 pacientet (25%) e intubuar, dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.

Keto te dhenat i hapin rrugen studimeve zyrtare klinike nderkombetare.

Pas shume kohes kemi serish nje tjeter mjekim nen testim, i cili nevojitet ne format e renda te COVID-19.

Edhe pse kostoja e akalabrutinibit eshte e larta, duke qene se nevojitet vetem per pacientet ne gjendje shume te rende, e ben trajtimin kosto/efektiv, nese provat klinike dalin pozitive.

Forca miq!

Jepini kohe shkences te zbuloje terapi gjithmone e me te efektshme!

Nderkohe zbatoni rregullat e parandalimit:

Distance fizike

Higjiene e rregullt

Maska nese nuk ruhet dot distanca fizike. – njofton mjeku Alimehmeti