Covid 19. Shtohen rastet aktive në qytetin e Elbasanit.

11 të shëruar, mes tyre dy janë personel shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje bizneseve të zbatojnë rigorozisht protokollet e sigurisë dhe apelon qytetarët për masat e kujdesit vetjak pë të frenuar përhapjen e COVID19 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.

Gjatë javës së fundit ka rezultuat rritje e numrit të rasteve të identifikuara pozitive, ka një rritje të të shtruarve në spital por qëndrueshmëri sa i takon fataliteteve. Kjo rritje lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore.

Por duhet theksuar se kjo periudhë nuk mund të krahasohet me periudhën e pikut nën efektin e masave të karantinës, për vetë faktin se kemi kohë më të gjatë ekspozimi dhe numër më të lartë kontaktesh gjatë aktiviteteve rutinë të ditës, ku aktualisht 97 % e subjekteve janë në aktivitet. Për këtë arsye, duhet kujdes i shtuar për zbatimin e rregullave.

Kanë vijuar me intensitet testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 319 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive kryesisht në ndërmarrje dhe aktivitete biznesi, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, të identifikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe raste te reja.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: Tirana 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje.