Covid-19 “prek” arsimin në Elbasan, pozitivë tre mësues dhe një nxënës. A do të mbyllet shkolla…

Drejtori i Zyrës Arsimore Kamzë ka rezultuar pozitiv për koronavirusin, mëson abcnews.al. Mësohet po ashtu, se ai është shtruar në spital pasi gjendja e tij shëndetësore pas infektimit është rënduar. Nga ana tjetër, në Durrës kanë rezultuar pozitivë tre tre punonjës të zyrës arsimore të qytetit. Zyrat që përdoren nga tre të infektuarit janë mbyllur.

Kurse, në Elbasan janë konfirmuar pozitivë për Covid-19 tre mësues dhe një nxënës në gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi”. Zyrtaret e ISHP marrin nesër vendimin nëse do të vijohet apo jo mësimi në këtë gjimnaz. /abcnews.al