Covid-19 merr një kthesë të paparashikuar në vendin tone. Rikthehet shpresa.

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 69 vjeçar nga Shkodra, 71 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar dhe 79 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese”, thuhet në njoftim.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 9 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë vijojnë të shtruar në spital 43 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por që virusi i ka lënë me pasoja.

Megjithëse shifrat vazhdojnë të jenë shqetësuese kthesa që ka marrë virusi gjatë 3 ditëve të fundit na rikthen shpresën se ne do ta fitojmë betejën me këtë armik të padukshëm, mjafton që te zbatojmë rregullat e OBSH.