Covid-19/ Manastirliu jep lajmin e shumëpritur: Nga e hëna nis…

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu lajmëroi se nga e hëna në vend do të nisë testimi i shpejtë për covid. Tirana do të jetë e para ku do të kryhen testimet si vatra kryesore dhe më e rrezikshme në vend. Manastirliu tha se qeveria ka siguruar 100 mijë teste të shpejta antigeni.

“Nuk do kemi muaj të lehtë, por puna s’ka ndalur në asnjë moment, për të garantuar mbrojtjen e stafeve mjekësore. Për mjekët, epidemiologët infermierët, janë mbështetur me bonusin special, një fond prej 8 milion eurosh është dedikuar i gjithi për këtë gjë. Kemi siguruar mjetet e mbrojtjes personale, kemi 550 shtretër në spitalet covid.

Forcuam kapacitet spitalore në përballjen e pandemisë si dhe me ardhjen e  vjeshtë dimrit. Sistemi ynë në fillim numëronte 200 respiratorë, sot kemi 483 respiratorë transporti dedikuar terapive intensive. Kemi siguruar medikamentet sipas protokolleve. kemi garantuar barnat falas. jemi angazhuar për të pasur vaksinën në kohë dhe do ta ofrojmë falas,.

Por sot jemi këtu sepse ashtu siç e kemi thënë dhe më para për të ndërprerës infeksionit, kemi marrë masat për testimin e shpejt përpos metodës klasike atë të pcr. Sa i përket testimit të shpejtë kemi siguruar 100 mijë teste të shpejta të antigenit, janë në vendin tonë gati për tu vendosur në funksion, Testimi do të nisë nga e hëna, fillimisht në Tiranë dhe më pas në vatrat e tjera të evidentuara. Në fazën e parë pra duke filluar nga e hëna fillon testi i shpejt i antigenit, dhe më pas do jetë në të gjitha njësitë vendore. Testet e shpejta, Bino: Kryhet brenda 5 ditëve të para, ka efikasitet gati 100%”, tha Manasirliu.

Ndër të tjera Manastirliu tha se se për vaksinën, qeveria është angazhuar në disa drejtime: “Kemi realizuar disa hapa,nëpërmjet angazhimit direkt dhe financiarisht me Covax. E kemi bërë pra parapagimin për të aksesuar vaksinën. Jemi duke vlerësuar në disa drejtime me strukturat e BE për të aksesuar vaksinën por dhe përmes vetë vendeve”.

Top Channel