Covid-19 i merr jetën 21-vjeçarit nga Elbasani. (Detaje)

Covid-19 vazhdon të marrë jetë njerëzish në vendin tonë, pa kursyer edhe moshat e reja. Një 21-vjeçar ka humbur jetën për shkak të koronavirusit, duke u bërë kështu viĸtima më e re në Shqipëri që humb jetën nga kjo sëmundje. Burimet bëjnë me dije se i riu nga Elbasani vùante edhe nga sëmundje të tjera shëndetësore.

Mësohet se i riu kishte disa ditë që kurohej në shtëpi pas infektimit me Covid-19.  por më pas gjendja e tij është përkeqësuar duke bërë që të nisej me urgjencë drejt spitalit “Shefqet Ndroqi”. Ai është futur menjëherë në intubim, por nuk ka mundur t’i mbijetojë sëmundjes duke ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

Në Elbasan që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Elbasan kanë humbur jetën 34 persona dhe janë infektuar 334 të tjerë. Ndërkohë në të gjithë Shqipërinë kanë vdekur 465 persona dhe janë infektuar 18, 250 pacientë që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.