Çiljeta Xhilaga i shtang të gjithë me vendimin që ka marrë: Nëse nuk do…

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra”, Çiljeta u shpreh se po të mos ishte Albani, do i rikthehej karrierës dhe nuk do të kishte mashkull tjetër për të.

Sipas saj, të jesh nënë e një djali është më e vështirë se e një vajze dhe ajo kurrë nuk do ia lejonte vetës që i biri ta shihte me dikë tjetër veç Albanit.

“Nuk e mendoj dot jetën pa Albanin. Unë shoh pak larg. Po të mos e kisha unë do rikthehesha karrierës dhe do rrisja djalin, nuk do kisha mashkull tjetër në jetën time. Unë nuk i bëj të dyja. Nuk dua të lë dy çuna në shtëpi. Të jesh nënë e një djali, është më e vështirë sesa të jesh nënë e një vajzë. Nuk do e lejoja që djali të më shihte me një burrë tjetër veç Albanit”, tha Çiljeta.