Cikloni në Mesdhe pritet të shënojë kulmin nesër. Sa ṙrezikohet Shqipëria?

Një stuhi e fuqishme pritet të prekë vendet e Mesdheut dhe kulmi pritet të jetë më 18 shtator. Sipas meteorologëve, stuhia tropikale do të sjellë erëra të forta deri në 200 km/h dhe rrebeshe shiu. Por sa rrezikohet Shqipëria nga ky ciklon? Meteoalb bën të ditur se vendi ynë mbetet në periferi të kësaj stuhie duke sjellë vetëm rrebeshe shiu dhe forcim të erës deri në 45 Km/h.

Ndërkohë, “Medicane”, një term i përdorur nga specialistët për stuhitë në Mesdhe, parashikohet të prekë brigjet e Italisë Jugore, si dhe jugun e Greqisë. “Zhvillimi i një stuhie tropikale në Mesdhe do të sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere, ku parashikohet që shpejtësia e erës në det të jetë deri 200km/orë.

Kjo stuhi do të prekë dhe brigjet e Italisë Jugore, po ashtu dhe Jugun e Greqisë. Vendi ynë mbetet në periferi të kësaj stuhie duke sjellë vetëm rrebeshe shiu dhe forcim të erës deri në 45 Km/h”, -tregon Meteoalb për ABC News.