Çfarë po ndodh! Rikthehet “La Nina”, dukuria që po e “çmend” motin kudo në botë

Të gjithë po habitemi me vapën e madhe në këtë fillim vjeshte. Zjarret po shkrumbojnë pyjet në Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës. Uraganet dhe tajfunet po godasin gjithnjë e më fort. Qendra e Parashikimit të Klimës në SHBA, konfirmon se është rikthyer zyrtarisht “La Nina”, një dukuri atmosferike komplekse.

Ajo ndodh një herë në disa vjet në Oqeanin Paqësor, por pasojat që shkakton janë globale. Erërat e Oqeanit Paqësor e shtyjnë ujin e ngrohtë nga bregu perëndimor i Amerikës së Jugut drejt Indonezisë.

Ndërkohë uji i ngrohtë lëviz drejt perëndimit, ku shtohet sasia e ujit të ftohtë. Kur ndodh “La Nina”, erërat në Paqësor bëhen shumë të forta. Ato shtyjnë edhe më shumë ujë të ngrohtë drejt Indonezisë, duke bërë që më shumë ujë i ftohtë të shkojë pranë bregut perëndimor të Amerikës së Jugut.

Këto ndryshime në temperaturën e sipërfaqes së detit, ndihen anembanë planetit. “La Nina mund të përkeqësojë thatësirën diku, dhe sjellë një dimër shumë më të lagësht dhe të egër diku tjetër.

Nëse do të zgjasë më shumë se disa muaj, atëherë vera e ardhshme do të jetë me siguri shumë më e nxehtë sesa kjo që sapo kaluam.

TIRANA TODAY