Çfarë po ndodh; Policia ndryshon sërish urdhrin: Të dielën…

Në një komunikim të parë, Policia e Shtetit njoftoi se ditën e diel nuk do të lejohej qarkullimi i mjeteve. Po të njëjtën gjë tha edhe kryeministri Rama në një njoftim në Facebook, ku u shpreh se fundjava është e lirë për qytetarët dhe bizneset, ndërsa e diela pa makinë.

Por një urdhër i dytë rrëzon të parin dhe Policia, përmes një njoftimi për mediat, thotë se të dielën do të lejohet qarkullimi i makinave.

“Policia e Shtetit, duke rivlerësuar komunikimin me Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me Udhëzimin për ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njëherë qytetarët se nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve brenda qyteteve as të dielën.”