Çfarë ndodhi në mesdite, kush është personi që vrau dy vetë/ Emrat e viktimave

Policia del me deklaratë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Patos, ku një person gjeti vdekjen dhe një tjetër mbeti i plagosur, por ndërroi jetë pak më vonë në ssital.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri para poliklinikës së qytetit, ku i dyshuari për ngjarjen është Martin Skëndaj, i cili qëlloi me armë zjarri drejt Elis Kapaj, i cili gjeti vdekjen menjëherë ndërsa Manol Rrapaj, ndërroi jetë pak më vonë në spital.

Policia thotë se ka kapur në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinilës në Patos ku mbetën të vrarë dy të rinjtë nga Patosi.

Kjo pasi rreth orës 12:20 të kësaj të enjteje, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri drejt dy të rinjve, duke ju marrë jetën.

Ndërkohë nga ndërhyrja e shpejtë e policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit, teksa aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.