Brataj apel qytetarëve: Ja çelësi i fitores ndaj COVID-19.

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë sërish apel sot pas 117 të infektuarve dhe 6 viķtimave nga COVID-19 gjatë 24 orëve. Mjeku ka dhënë rekomandimet për të gjithë ata që janë pozitivë, kanë apo jo shenja të koronavirusit, kanë simptoma apo trajtohen në banesë. Ai thotë se parandalimi është çelësi i fitimi të betejës dhe se duhet më shumë se kurrë bashkëpunimi.

Statusi i plotë nga Skënder Brataj: Të jesh apo të mos jesh!! To be or not to be!!Sot më shumë se kurrë duhet bashkëpunimi juaj!!Të zgjedhësh me dëshirë të jetosh!Të zgjedhësh me dëshirë të dënosh të tjerët me vɗekje! Të zgjedhësh të fitosh jetën!Parandalimi është çelësi i fitimit të betejës me këtë virus!

Sa më shpejt të kuptojmë se duhet të respektojmë rregullat aq më shpejt do ta fitojmë këtë betejë. Ti që je me tampon pozitiv dhe shikon që shenjat dhe simptomat janë duke u përkeqësuar telefono 127 për një vlerësim për shtrim në spital dhe MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit.

Ti që ke shenja të lehta të cilat po i trajton në banesë dhe ke përmirësim të simptomatologjisë, vepro në bashkëpunim të përditshëm me mjekun e familjes dhe 127 dhe MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit.

Ti që ke shenja të lehta dhe mendon se është virozë e stinës, kërko ndihmë te mjeku i familjes ose te 127 për të përjashtuar dyshimin e Covid-19 dhe MOS DIL deri në përjashtimin e saj, se je burim i transmetimit të infeksionit! Ti që ke bërë tamponin dhe ke dal pozitiv, por nuk ke shenja dhe simptoma, MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit!

Ti që kërkon ndihmë mjekësore sepse ke shenja dhe simptoma, ti që nuk kërkon tampon sepse nuk do të identifikohesh, MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit! Ti që nuk je në asnjë nga situatat e mësipërme DIL, por mbrohu nga gjithë të sipërpërmendurit, sepse ka nga ata që nuk do ti respektojnë rregullat! Në këtë moment personat me shenja dhe simptoma si temperaturë, kollë, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të vjella, diarre, humbje të shijes, vështirësi në frymëmarrje, të këshillohen me mjekun e familjes dhe mjekun e 127, sepse çdo shenjë e sipërpërmendur mund të jetë nga Covid-19!

Qytetar shqiptar ndërgjegjësohu, respekto rregullat: Mbaj maskën në ambientet e mbyllura. Ruaj distancën 1.5 metra Zbato rregullat e higjienës. Mos lejo të shkelen këto rregulla! Pa ty nuk do ja dalim! Së bashku do ja dalim!

Dr.Skënder Brataj