Bllokohet rruga në aksin Librazhd-Elbasan, bien gurë tek ‘Kthesat e Murrashit’

Bllokohet rruga në aksin Librazhd-Elbasan për shkak të rënies së gurëve.
Mësohet se masive dherash e gurësh kanë rënë mbi rrugën kombëtare Librazhd-Elbasan tek ‘Kthesat e Murrashit’.
Fatmirësisht gjithçka ka ndodhur kur nuk ka pasur automjete duke qarkulluar.
Theksojmë që prej një ore qarkullimi është vështirësuar dhe makinat po lëvizin në një korsi.