Bllokohen disa rrugë në Elbasan. Degjohen edhe të shëna me aŗmë. (Foto)

Prej disa orësh, të gjitha rrugët që të lidhin me stadiumin Elbasan Arena janë të bllokuara nga mjete të ndryshme. Banorët e zonës janë ankuar se kanë dëgjuar shpërthime dhe të shëna me armë si dhe kanë parë një makinë policie e cila ndiqte një tjetër makinë.

Faktikisht e gjithë skena ka të bëjë me një film, i cili po xhirohet në një prej rrugëve që të lidh me stadiumin Elbasan Arena dhe Unazën Jugore të qytetit. Pa asnjë lajmërim për banorët kjo skenë ka nisur të xhirohet disa orë më parë, dhe pasi banorët kaluan stres edhe fŗikë kuptuan se ishte thjesht një skenë filmi.

Shpresojmë që herë tjetër policia të marrë masa në mënyrë që të mos shkaktohen pasoja psikologjike tek banorët.