Bletërritësi nga Elbasani rrëfen se si sot ai ka 200 koshere blete pas mbështetjes nga…

Ky që po shihni në foto është Lulzim Cani, bletërritës nga Elbasani. Gjithçka nisi nga pasioni, të cilin tashmë e ka kthyer në profesion. Si fillim Lulzimi mbante pak koshere blete, por duke parë që bleta i sillte të ardhura vendosi që ta kthente në biznes aktivitetin e tij te vogel.

Sot ai ka 200 bletë, të cilat i ka ndarë në disa parqe natyrore. Sipas Lulzimit, për shtimin e koshereve ka ndihmuar dhe subvencioni që ka marrë prej tre viteve nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.

Për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetje për Fermerët aplikimi kësaj herë është online. Sipas  fermerëve kjo metodë aplikimi, që kërkon vetëm deklarimin e fermerit i ka kursyer atyre kohe dhe mundim.  Që një fermë të rritet ka nevoje jo vetëm  për punë,por edhe mbështetje nga shteti. Hartimi i politikave mbështetëse do të rriste prodhimin vendas dhe ekonominë.

Top Channel