Bëri gishtat me pështymë dhe preku ushqimet në supermarket, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar britanik është arrestuar nga policia, pasi ka bërë me pështymë ushqimet në një supermarket në Dorset, Angli. I riu ka hyrë në supermarketin e njohur Lidl, i veshur me një maskë për fytyrën dhe doreza rreth orës 02:00 të premten.

Në kamerat e sigurisë ai u pa duke ulur maskën dhe duke lëpirë gishtat përpara se t’i fërkonte ato në disa ushqime. Ai do të paraqitet të hënën para Gjykatës së Magjistraturës Weymouth.

Policia shtoi se testi i tij për Covid-19 rezultoi negative dhe se ai nuk kishte shfaqur asnjë simptomë.

Ky arrestim vjen vetëm një javë pasi një burrë u arrestua pasi u kollit qëllimisht në fytyrën e një mjeku. Gjithashtu ditën e djeshme në Mbretërinë e Bashkuar, një burrë tjetër u arrestua pasi pështyu një efektiv policie.

Burimi: DailyMail |JOQ ALBANIA