Belsh/ Zhvillohet festa e Afërditës. I pranishëm këngëtari i mirënjohur Alban Skënderaj

Në qytezën e Belshit do të zhvillohet festa e Afërditës, e cila realizohet në nder të Perëndeshës Afërditë. Do të ketë këngë, valle, poezi, Miss Aferdita nga të gjitha shkollat e zonës. Por risia këtë vit është prania e këngëtarit të mirënjohur Alban Skënderaj, i cili do te ndezë qytetin e Belshit. Jeni të ftuar të merrni pjesë ditën e Hënë, data 16.05.2021 ora 18:00 për të shijuar atmosferën e mrekullueshme në Belsh.

“Si çdo vit dhe këtë herë në qytezën tonë të Belshit do të zhvillohet festa e Aferditës, e cila realizohet në nder të Perëndeshës Aferditë.

Do të kemi këngë, valle, poezi, Miss Aferdita nga të gjitha shkollat e zonës. Por risia këtë vit është prania e Alban Skenderaj i cili do te ndezë qytetin e Belshit. Jeni të ftuar të merrni pjesë ditën e Hënë, data 16.05.2021 ora 18:00 për të shijuar atmosferën e mrekullueshme në Belsh”- shkruhet në faqen zyrtare të bashkisë Belsh.