Bëhuni gati! “Kur ma njohe çdo pjesë trupi”/ Çfarë po paralajmëron Rozana Radi me postimin e fundit? (Foto)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi, është një nga artistet që ndër vite ka sjellë këngë që kanë mbetur në historinë e “Kënga Magjike”, jo vetëm me projektet e veta, por edhe si tekstshkruese e shumë hiteve. Këngëtarja e ka fituar festivalin disa vite më parë me këngën “Ma thuaj ti”, ndërkohë që një nga projektet e saj më të bukura është “Ti s’ke zemër”, një nga “himnet” shqiptare të historisë së ndarjeve.

Pikërisht me tekstin e kësaj kënge ajo jep një mesazh në rrjetet sociale, që mund të jetë edhe pjesëmarrja në “Kënga Magjike” të radhës që nis pikërisht këtë muaj. Nisur nga teksti dhe fotoja që shoqëron postimin, bëhuni gati për një baladë si ato që di të bëjë vetëm Rozana.