Autorja e ‘’Për’puthen’, Olsa Muhameti flet për skandalin Andi-Tea-Beart: ‘Kam fakte, por s’doja t’i dëmtoja’

Olsa Muhameti, autorja e Për’Puthen ka folur për herë të parë rreth ngjarjes që bëri jo pak zhurmë pak javë më parë, trekëndëshin Andi-Tea-Beart. E ftuar në “Top Albania Radio”, në programin “Pardon My French”, Muhameti tha se zgjodhi të mos reagojë për të mos dëmtuar imazhin e Teas apo Beartit pas gjithë çfarë ndodhi.

“Unë ka disa fakte të cilat nuk i kam bërë publike për faktin e vetëm që nuk doja të dëmtoja Tean, mendova që Tea u gjend në një keqmenaxhim të situatës. Ajo e keqmenaxhoi këtë situatë që i doli nga duart dhe i plasi një bombë…Unë jam e sigurtë që fotot nuk kanë dalë as nga Tea dhe as nga Bearti. Pra asaj i plasi një bombë nga duart që nuk e kishte menaxhuar mirë dhe filluan të gjenin fajtor dhe sigurisht preja më e lehtë ishte produksioni. Duke kërkuar fajtorin tek produksioni menduan se kështu do të dalin të larë, por nuk ndodhi.”- u shpreh autorja.

Ndër të tjera, Olsa përmendi “fakte të papublikuara” dhe “një video” për të cilën janë “ende duke e menduar”. “Pra është një video, për të cilën mendoj se jemi akoma duke e menduar, pasi nuk kam dashur t’i dëmtoj këta të rinj. Nuk doja t’jua shtoja peshën, por kam vënë re që janë thënë e stërthënë gjëra të pavërteta.”

Nga ana tjetër, sipas deklarateve të Teas, autorja e programit ka qenë në dijeni për lidhjen e saj me Beartin gjatë gjithë kohës, gjë e cila u mohua nga kjo e fundit.