Artan Hoxha paralajmëron Lulzim Bashën “O Bos, bëj kujdes, duan me ta fut”

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha teksa ka publikuar një foto të hershme të tijën, ku shfaqet me nje top në dorë. Hoxha e këshillon Bashën të ketë kujdes, duke e paralajmëruar se “duan tja futin”. Përmes një postimi në rrjetet sociale Hoxha thotë se kur Basha “e gjuan penalltinë me topin që mban në dorë është e sigurt që fluturon mbi portë”.

“Si eshte ajo batuta te “Mengjese lufte”, “Topi eshte i imi, penalltine e gjuaj vetë”…. O Bos, bej kujdes. Duan me ta fut. Duket qe s’merr vesh nga futbolli. Te kane dhene top volejbolli (pesha 260 gram), qe eshte topi me i lehte ne ndeshjet sportive.

Ky top peshon gati 2 here me pak, se topi i futbollit (pesha 450 gram). Kur e gjuan penalltine me topin qe mban ne dore ti, e sigurte qe fluturon mbi porte… Nga nje mik qe ta do te miren. Te lutem anonim. Se çfare nuk pret nga keta, qe luajne me top basketbolli(pesha 650 gram). E sigurt qe nuk u del topi jashte porte, plus te blejne dhe portierin”, shkruan Hoxha.