Arbana publikon pamjet nga emisioni i saj i shumë viteve më parë, ndjekësit kapin detajin dhe shpërthejnë ndaj Alketa Vejsiut

Arbana Osmani është një ndër moderatorët më të dashura shqiptare që prej vitesh e shikojmë në ekranet tona. Që nga fillimi i karrierës e deri tani Arbanën e kemi parë në shumë emisione, por vitet e fundit është fokusuar tek “Dua të të bëj të lumtur”. Nëse nuk e mbani mend, Arbana para shumë vitesh ka moderuar “1001 pse” një program për fëmijë dhe dikush i ka dërguar asaj një video të emisionit të cilën Arbana e ka ndarë me ndjekësit.

“Sapo me derguan kete video dhe me risollen kujtime kaq te bukura me keta femije qe tani jane rritur aq shume saqe kur me hasin ndonjehere ne jeten e perditshme nuk i njoh. Ky program ka qene nje nga programet e mia me te dashura#1001pse@topchannelalbania”, – shkruan Arbana.

Mirëpo, fansat kanë ngritur disa paralele mes këtij emisioni dhe “Në kurthin e Piter Pan”, duke mos i fshehur pakënaqësitë ndaj këtij të fundit që moderohet nga Alketa Vejsiu. Disa shkruajnë se Arbana di të sillet me fëmijët, të tjerë thonë se “1001 pse” ka qenë spontan dhe për fëmijë, e të tjerë akuzojnë emisionin e Alketës se i përdor fëmijët. Arbana ende nuk u është përgjigjur këtyre komenteve, teksa “Në kurthin e Piter Pan” është vendosur shpesh në qendër të kritikave.