‘Aq shikime sa arriti Big Brother i vjetshëm, ka arritur vetëm Luiz!’ Eksperti zbulon shifrat, ja preferencat në qytetet e Shqipërisë. Elbasani tifo me…

Shumë janë fiksuar me “Big Brother VIP”, duke krijuar simpati për banorë të ndryshëm. Por, si përkthehet kjo mbështetje në shifra?

Sikurse mund ta merrni me mend Luiz Ejlli ka thyer rekord edhe sipas ekspertit të IT-së, Tomi Kallanxhi, i cili ka treguar se ai ka arritur gati në 1 miliard shikime në rrjetet sociale pas futjes në format.

Sipas tij, një shifër e tillë nuk është arritur nga i gjithë Big Brother i vjetshëm.

Lidhur me qytetet që kërkojnë më shumë Luizin në Google, vendin e parë e mban Shkodra, ndërsa qyteti që e ka kërkuar më pak Luizin është Korça.

“Këtë vit aq shikime sa mund të ketë arritur Big Brother i vjetshëm, e ka arritur vetëm Luiz Ejlli. Këtë vit ka ndikuar edhe TikTok dhe i ka dhënë shumë krah emisionit për ta çuar në majë. Të gjithë prodhojnë kontent për Luizin. Imagjino fansat e Luizit janë si një staf prej 500 deri 1 mijë veta që postojnë çdo ditë video për te pa rrogë. Qyteti që kërkon më shumë Luiz Ejllin është Shkodra, më pas Lezha, Tirana, Durrësi. Qyteti që interesohet më pak për Luizin është Korça.” -deklaroi Tomi Kallanxhi në emisionin “WakeUp”.

Qytetet që kërkojnë më shumë për Kiarën në Google janë Kukësi, Tirana, Elbasani.

“Qytetet që kanë kërkuar më shumë për Kiarën janë Kukësi i pari, pastaj Tirana, Elbasani dhe të fundit Vlora dhe Shkodra. I vetmi njeri që mund ta mundë Luizi është Kiara, nëse do të dijë sesi ta mundë.” tha eksperti.

Ai zbuloi se qytetet që kërkojnë më shumë për Oltën në Google janë Gjirokastra, Durrësi dhe Tirana.

“Qyteti që ka kërkuar më shumë për Oltën është Gjirokastra. Më pas vjen Durrësi dhe Tirana”, tha eksperti i IT, Tomi Kallanxhi.