Ankohen fermerët. Çmimi i gjelit të detit në Elbasan më i ulti ndër vite, ja sa kushton kg

Tryeza tradicionale e festave të fundvitit nuk ka kuptim pa gjelin e detit. Zona e Elbasanit është e njohur për mbarështimin e gjelit të detit, dhe dhjetëra familje mbahen nga kjo punë. Fermerët punojnë gjatë të gjithë vitit për rritjen e gjelit të detit, i destinuar të shitet vetëm gjatë muajit dhjetor.

Por cmimi i gjelit të detit ka pësuar uljen më të madhe nga çdo vit më parë, duke variuar në vlerën nga 500 në 700 lekë të reja.

Sipas tregtarëve në qytetin e Elbasanit, çmimi është i përballueshëm në krahasim me mundin në rritjen e tyre, por sërish qytetarët nuk kanë ekonomi të favorshme për ta blerë një të tillë për natën e ndërrimit të viteve.

Fermeret thonë se nuk ia ka vlejtur mundi, sepse nuk kanë arritur të shesin as një pjesë të tyre, teksa kanë humbur shpresat se një situatë e tillë mund të ndryshojë për shkak se qytetarët janë të varfër.