Alketa Vejsiu flet për vjehrrën: Unë kam në dorë lumturinë e djalit të saj

Alketa Vejsiu ishte e ftuar dje në “Mos i fol shoferit” ku si rrallëherë ajo ka folur edhe për jetën private, marrëdhënien me bashkëshortin, me vjehrrën, detaje për të cilat deri më sot ka qenë e rezervuar.

Për bashkëshortin, Alketa tregoi se është dashuruar me të nga sytë e tij blu duke u shprehur se ka marrë djalin më king të Vlorës.

Ndërsa marrëdhënien me vjehrrën, moderatorja e quajti të mrekullueshme duke u shprehur se vajzat e zgjuara duhet ta konsiderojnë vjehrrën si njeriun që i ka lindur djalin që dashurojnë.

“I kam të mrekullueshme marrëdhëniet me vjehrrën. Unë mendoj që çdo vajzë e mençur duhet patjetër vjehrrën ta konsideroj si njeriun dhe gruan e mrekullueshme që i ka lindur djalin që dashuron. Kur vjehrra të qëllon e mirë dhe të konsideron si vajzën e shtëpisë sepse ti ke vërtet në dorë lumturinë e djalit, atëherë ky është fat. Unë këtë fat e kam”, u shpreh Alketa.