Alfred Lela ul pantallonat dhe del me mbathje para kryeministrit Edi Rama (FOTO)

Kryeministri Edi Rama është i ftuar ditën e sotme në emisionin “Real Story”. Debati në studio arriti pikën ‘e vlimit’ dhe të ftuarit kanë nisur që të përplasen me moderatorin Sokol Balla. Për shkak të debateve me tone të larta të analistëve Alfred Lela dhe Agron Gjekmarkaj, Balla ka ndërhyrë me tone të ashpra duke u kërkuar që të ruajnë qetësinë.

Debati u xeh aq shumë në “skenën teatrale” të emisionit, sa analisti Alfred Lela uli pantallonat dhe i tregoi shenjat e ɗhunës kryeministrit Edi Rama. Rama ka mohuar vazhdimisht ɗhunën e ushtruar ndaj protestuesve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, çka e ka revoltuar analistin Alfred Lela duke e detyruar të tregojë “live” shenjat e ɗhunës.

Ai është çuar në këmbë dhe ka ulur pantallonat, duke i thënë Ramës “Ja ku i ke. Do të shohësh shenjat? Ja ku i ke”. “Ti mund t’i heqësh pantallonat”, i tha Rama. “I heq se nuk më vjen turp nga ty”, iu përgjigj Lela.