Aktori i humorit hap zemrën dhe i dedikon bashkëshortes fjalët e ndjera për përvjetorin e martesës.

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka ndarë si rrallëherë një shkrim emocionues dhe mjaft të ndjerë në rrjete sociale. Ai feston me bashkëshorten e tij 36 vjetorin e martesës dhe në këtë ditë të shënuar ka zgjedhur t’i dedikojë fjalët më të sinqerta dhe më të ndjera. Me anë të një fotografie familjare, ku Agroni ndodhet me Kostandinën dhe nipat e tyre, aktori i humorit i ka shprehur publikisht mirënjohjen partneres të jetës.

“36 vjet martese…E dashur Kostandina !…edhe pse ne kohe te veshtira , le te gezojme qe jemi bashke ne cdo dite dhe ne cdo vit…,e kujtim per kete pervjetor nje foto me keto dy dashuri , Adea & Teos….,dashuri mbi dashurite ! Gezuar !”, kanë qenë fjalët e tij.

Rikujtojmë se kohët e fundit Lllakaj është përfolur se do të largohej nga ‘Al Pazar’ mirëpo ai mohoi thashethemet duke treguare se do të vijojë të jetë pjesë e aktorëve të spektaklit.