Aksidenti i rëndë rrugor në aksin Librazhd-Prrenjas; Makina bie nga ura, shoferi në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas Nga aksidenti, siç shihet nga pamjet, një autoveturë është dëmtuar rëndë, ndërsa një makinë e tonazhit të lartë ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra më poshtë. Mësohet se pas rrëzimit të maunes, që ra nga lartësia, shoferi ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti./NOA.al