aksident elbasaniplus

Aksident rrugor në Elbasan. Mjeti rrotullohet në autostradë.

Një aksident rrugor ka ndodhur pak para mesditës së sotme në qytetin e Elbasanit. Një makinë ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me trafikndarësen e autostradës. Nga ElbasaniPlus mësohet se aksidenti ka ndodhur në dalje të autostradës Tiranë Elbasan ku për momentin nuk raportohen dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendgjarjë dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.