Aksident në Elbasan/ Plagosen dy persona, dërgohen me urgjencë në spital

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident ku janë plagosur dy persona, në qendër të qytetit të Elbasanit. Burime bëjnë me dije se dy personat e aksidentuar janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore ku ndodhen jashtë rrezikut.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje ku po punon për sqarimin e rrethanave të saj.