Aksident në Elbasan/ 28-vjeçari humb kontrollin e motorit dhe rrëzohet keq, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Selitë të Elbasanit.

Duke iu referuar njoftimit të policisë, 28-vjeçari ka humbur kontrollin e motomjetit të tij dhe për pasojë është rrëzuar keq. Menjëherë uniformat blu dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes për ta dërguar të riun me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në terren për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë Elbasan:

Rreth orës 14:45, në fshatin Selitë, Cërrik, shtetasi E. H., rreth 28 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Për pasojë është dëmtuar 28 vjeçari i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Nje koment

  1. Pingback: 1renegade