Aksident në afërsi të Elbasanit, furgoni përplaset me dy makina

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh. Mësohet se mjeti fugon tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.Gj., 27 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me mjetet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G.M., 37 vjeç, banues në Elbasan dhe me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Gj.H., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit “Volkswagen” shtetasi Q.M., 56 vjeç, banues në Elbasan , jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel