Foto Arkiva

Aksident me vdekje në Elbasan, mjeti përplas këmbësorin, largohet nga vendngjarja

Një 56-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se V. H., 56 vjeç, banues në Cërrik, ka qenë duke kaluar rrugën në aksin Papër-Cërrik, në fshatin Valas në momentin që është përplasur nga një automjet. Si pasojë e plagëve të marra, 56-vjeçari ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është larguar bashkë me makinën duke e lënë të ndjerin në mes të rrugës. Ai nuk është identifikuar ende dhe policia është vënë në kërkim të tij.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Papër-Cërrik, në fshatin Valas, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin V. H., 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Nje koment

  1. Pingback: 2insurgent