FOTO ARKIVA

Aksident me motor në Elbasan (Pamje nga vendngjarja)

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në dalje të qytetit të Elbasanit. Siç duket edhe nga pamjet e dërguara në rubrikën “Kallëzo” në redaksinë e Tvklan.al, një motor është përfshirë në aksident.

Nuk raportohet për viktima. Gjithashtu policia nuk ka dalë në një njoftim për ngjarjen dhe nuk dihet se si motori ka përfunduar në mes të rrugës.

Megjithatë, uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të saj./tvklan.al