Aksident masiv në aksin rrugor Elbasan-Labinot, përplasen 3 automjete

Një aksident raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në aksin Elbasan-Labinot. Siç raporton për abcnews gazetari Aldo Kozarja janë përplasur tre automjete në fshatin Mengel. Si pasojë e përplasjes kanë marrë lëndime të lehta tre persona. Mësohet se tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë trajtimin mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.