A do të përfitojnë bonus pensionistët për festat e fundvitit? Ja si përgjigjet ministrja Denaj

Pensionistët do të përfitojnë një bonus për festat e fundvitit, por ende nuk është llogaritur shuma që ata do të marrin. Lajmin e bën të ditur ministrja e Ekonomise Anila Denaj në një intervistë për Tv Klan, e cila thotë se ende janë duke llogaritur shumën që pensionistët do të përfitojnë.

“Jemi duke llogaritur shumën që do të caktojmë si bonus për pensionistët”, u shpreh Denaj, ndërkohë që foli edhe për rënien e të ardhurave për shkak të pandemisë.“Rënia e të ardhurave është më e madhe se parashikimi, shkon në 60 miliard lekë, por fondet që nuk janë përdorur dhe që ne kemi qenë më të kujdesshëm do të shkojnë për uljen e defiçitit”, shtoi ministrja.