Një histori e bukur dashurie që është bekuar me fëmijë e tani do kurorëzohet edhe në martesë.
Sikurse kemi raportuar, Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani në qershor të këtij viti do organizojnë një dasmë ëndrrash. Revista Class ka mësuar se dasma do zhvillohet në Itali, një vend të cilin çifti e pëlqen shumë dhe e frekuenton shpesh.
Çifti ka qenë i dyjëzuar mes Toskanës dhe Liqenit të Komos. Gjithsesi, Arbana ishte së fundmi në Toskanë dhe kjo na bën të mendojmë se zgjedhja është bërë.
I ftuar në ‘Top Albania Radio, Armand Peza zbuloi se ata i kanë vënë punët para. Ai tha se do jetë një dasmë e vogël me familjarë e miq të përbashkët.
“Sigurisht që do veshi gjëra të bukura, i ka vënë punët përpara. Shoh dëshirën e madhe të të dyve për dasmën, si të Arbanës ashtu edhe Eduartit. Punohet qetë dhe me qejf me ta. I kam miq prej kohësh, ua njoh shijet, mi dinë gustot, mi njohin dallgët. Këtë verë është dasma. Arbana dhe Eduarti kanë një rreth të gjerë shoqërore dhe nëse do bëhej në Shqipëri do ishte një event shumë i madh por fakti që po bëhet jashtë nënkupton që do jetë diçka shumë e vogël, familjare, si dhe disa miq të përbashkët të çiftit që janë shumë pak. Arbana është shumë e lidhur me shtëpinë dhe familjarët e saj dhe ka vendosur prioritetet në jetë, bën gjërat që shijon vetë.”-rrëfeu Armand Peza.
Çifti zyrtarizoi lidhjen në vitin 2020. Po atë vita ta mirëpritën në jetë një djalë që e quajtën Dielli, e një vit më pas u bënë me një vajzë, Zoi. Arbana u bë nënë për herë të pare në 2015 kur solli në jetë Jonin.