Elbasan/ Hyri të lahej pa leje në llixha por humbi jetën, ja çfarë tregon shoku i tij

Një 34 vjeçar është asfiksuar në ujërat termale të llixhave në Elbasan dhe për pasojë ka humbur jetën. Burime  bëjnë me dije  se shtetasit Alban Pashollari, iu dha ndihma e parë në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Mësohet se ai ka qenë në shoqërinë e një miku të tij. Ata kanë udhëtuar nga Tiranë, drejt Elbasanit dhe kur janë afruar pranë llixhave kanë hyrë për t’u larë edhe pse vaskat ishin të mbyllura.

Raportohet se dy të rinjtë i kanë hapur vetë rubinetat e vaskave për t’i mbushur ato me uji termal. Fillimisht i riu nga Tirana ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

“Hëngrëm darkë në Tiranë dhe u nisëm për në llixhat e Elbasanit”, kështu deklaroi para grupit hetues shoku që po shoqëronte 34-vjecarin.

Ai po ashtu shtoi se rrugës morën birrë dhe hynë në ambientet e hotelit, ku filluan të laheshin. “Shkova për të thërritur Albanin, e shoh në gjendje gjumi. Aty më kap paniku dhe filloj të bërtas. Tentova t’i jepja ndihmën e shpejtë, ndërkohë që u njoftua dhe ambulanca”, tha i riu.