Të moshuarit e Qendrës Balashe në Elbasan kanë përjetuar një ditë të veçantë sot.

Ka qenë një ditë e veçantë sot për të moshuarit e Qendrës Balashe në Elbasan. Ata kanë patur një vizitë surprizë nga kursantët e parukerisë dhe të berberit të Qendrës së Formimit Profesional Elbasan. Kursantët, të shoqëruar nga instruktorët e tyre u kanë shërbyer të moshuarve me kujdes estetik.

Në një intervistë drejtori i DROFPP Elbasan z. Krenar Xhemali mes të tjerash deklaroi se kujdesi ndaj të moshuarve është një detyrë organike, obligative e familjes, shoqërisë dhe e shtetit.

Ne duhet ti edukojmë brezat dhe duhet të promovojmë sa më shpesh rëndësinë e kujdesit ndaj tyre. Në qendrën tonë, ne synojmë që kursantët t’ju shërbejnë edhe komunitetit ndërkohë që ata mësojnë.