Jim Belushi vjen në Shqipëri! Zbulohet kur do ta vizitojë vendin e tij të origjinës!

Jim Belushi, aktori i njohur me origjinë shqiptare, do të vizitojë Tiranën muajin e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me sipërmarrës të huaj, ku ndër të tjera u shpreh se ky është moment i shkëlqyer për të vizituar kryeqytetin shqiptar.

“Tirana është këtë vit Kryeqyteti Europian i Rinisë. Është një moment i shkëlqyer për të ardhur në Tiranë. Kemi patur mbi 1 mijë aktivitete kulturore artistike. Ne sapo organizuam festivalin e Dua Lipës në Tiranë, Rita Ora kishte koncertin e saj po ashtu. Muajin e ardhshëm do të vijë edhe Jim Belushi në Shqipëri. Edhe ai është shqiptar”, u shpreh Veliaj.

Më tej kryebashkiaku shtoi se aktivitetet e shumta në Tiranë kanë krijuar një energji pozitive që vihet re nga kushdo që po e viziton.