A do të “shkrihen” bordet e transparencës? Ministrja Ibrahimaj jep këtë përgjigje

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se dy bordet e transparencës për karburantet dhe ushqimet nuk do të “shkrihen”.

Qeveria nuk e ka në plan për të bërë asnjë hap pas, pavarësisht akuzave të opozitës e cila shpesh herë ka kërkuar shkrirjen e këtyre bordeve të cilat janë etiketuar si “komuniste” dhe që nuk i shërbejnë aspak qytetarëve.

“Ne mbështesim tregun e lirë por kohët e vështira na bëjnë të marrim vendime të vështira. Kemi ndaluar që të materializohen rritjet e çmimeve pa pasur indicie nga tregjet ndërkombëtare, bordet kanë bërë punën e tyre. Ne do të vazhdojmë të mbajmë Bordet, qoftë të çmimeve të karburanteve, qoftë, qoftë të disa artikujve kryesorë të shportës për sa kohë do të jemi të ndikuar nga rritja eksponenciale e çmimeve ndërkombëtare në bursat të karburanteve dhe ushqimeve me qëllim garantimin që qytetarët shqiptarë të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm dhe në mënyrë që të mos ketë spekulime në treg për rritje të mëvonshme të çmimeve”, u shpreh Ibrahimaj.