Kushtojini vëmendje sepse mund të shpëtoni një jetë, këto janë shenjat e depresionit të fshehtë

Depresioni ka shumë “fytyra”, dhe një nga format më të zakonshme është latente, d.m.th. i fshehur. Ndërsa dikush është i trishtuar, nuk ka çfarë të bëjë, nuk ka ku të shkojë, me dikë tjetër, gjithçka mund të duket e mrekullueshme me një buzëqeshje në fytyrë.

Kjo na mëson se pamja e jashtme nuk duhet të thotë asgjë për atë se si një person ndihet me të vërtetë brenda katër mureve të tij kur është vetëm. Depresioni është i rrezikshëm nëse nuk kuptohet në kohë sepse personi mund të marrë ndaj vetes edhe veprime ekstreme që mund ti kushtojnë jetën.

Më poshtë janë rendisur disa nga zakonet apo sjelljet që bëjnë njerëzit të cilët vùajnë nga ky lloj depresioni.

“Maska” e lumturisë

Ata duken gjithmonë të lumtur – Ndoshta një nga zakonet më të zakonshme të njerëzve me depresion të fshehtë është të mbajnë një maskë lumturie gjatë gjithë kohës. Ata shtiren sikur janë me humor të mirë gjatë gjithë kohës. Nga pamja e jashtme, ata shpesh duken të lumtur dhe të kënaqur. Sidoqoftë, pamja e jashtme nuk thotë asgjë për atë se si ndihet një person në të vërtetë.

Ata nuk e thonë të vërtetën – Sigurisht, kjo nuk do të thotë se në përgjithësi janë gënjeshtarë, por nuk e thonë të vërtetën kur dikush i pyet si janë. Pyetjeve për mirëqenien e tyre, ata përgjigjen se janë të shkëlqyer dhe se janë të kënaqur me jetën.

Kur nuk paraqiten në një takim apo mbledhje të organizuar, ata janë në gjendje të gjejnë një justifikim aq të mirë sa të gjithë do ta besojnë.

Presioni i brendshëm

Truri i këtyre njerëzve përpunon shpejt gjithçka që ndodh në jetën e tyre. Ata mbianalizojnë gjithçka, pavarësisht nëse është e mirë apo e keqe. Truri i tyre është si sfungjer, duke thithur gjithçka në rrugën e tyre dhe nuk pushon kurrë, gjë që është shumë rraskapitëse.

Ata janë perfeksionistë – Njerëzit me depresion të fshehtë shpesh kanë pritshmëri shumë të larta nga vetja. Si rezultat, ata mund të ndiejnë presion të vazhdueshëm të brendshëm, ankth, stres, që në afat të gjatë çon në depresion.